Mbrëmjen e djeshme, u largua nga shtëpia ‘’Big Brother Vip’’, Antonela, e cila trazoi mjaftueshëm ujërat. Votat e publikut vendosën që ajo të lërë përfundimisht lojën e “Big Brother VIP”, krahasuar me Meridianin dhe Ilirin.
Ajo takoi të gjithë banorët, mes tyre edhe Arjolën, të cilës i uroi thjesht fat “paç fat”. “Ishte eksperiencë shumë e bukur për mua pavarësisht të gjithave”, tha Antonela.
Ndërkohë, pak para se të largohej, ajo mori dhe një surprizë nga motra, e cila është shtatzënë. Antonela zbuloi publikisht gjininë e bebushit, duke treguar se do të bëhet teze e një nipi.
Kujtojme se Antonela hapi “Kutinë e Pandorës”,e cila ka dy zarfa e cila përfshin një lajm të mirë dhe një jo i mirë. Lajmi i mirë ishte se kuptoi gjininë e fëmijës së motrës ndërsa lajmi jo i mirë ishte se do takohet me një nga personat jashtë “Big Brother”.
Ai ishte ish-konkurrenti i programit Përputhen, Atdhe Xheravina i cili erdhi për tu sqaruar lidhur me akuzën që Antonela i kishte bërë se Atdheu ka afirmitet me Arjola Demirin.
Ndërkohë, Atdheu e sqaroi këtë akuzë duke e quajtur shumë të ulët këtë gjë sepse ai e ka mike shumë të mirë banoren e “Big Brother”. “Ju po i bëni njëra-tjetrës dhunë psikologjike në vend që të qëndroni së bashku”, ndër tjera i tha Atdheu, Antonelës.
Ndërsa për Arjolën, Atdheu tha se i ka ndikuar keq se Antonela ka shtuar dyshimet për një afirmitet mes tij dhe Arjolës.