Ky sekret na e bën jetën më të lehtë

Ky sekret na e bën jetën më të lehtë

395
0

Në fillim të librit të “Punë e thellë. Rregullat për t’u fokusuar tek suksesi në një botë të hutuar”, Kal Njuport takon një arkitekt i cili ëndërron të ndërtojë “dhomat e punës”, një lloj kutie e papërshkueshme nga zhurmat në madhësinë e një dhomëze të vogël, që ju lejon të “përqendroheni dhe punoni pa u ndërprerë”. Do ta doja edhe unë një të tillë.

 

Në këmbim, do të kënaqesha edhe me zgjidhjen e Mark Tuenit: një kapanon prej ku mund të shkruhet në periferinë e një ferme të madhe, aq larg nga godina kryesore saqë koha e drekës lipset të njoftohet përmes një briri. Në kohët e sotme, thuajse të gjithë janë të bindur se arritja e një përqendrimi të madh është një gjë e mirë, por që bëhet vazhdimisht e pamundur nga e-mailet dhe mediat sociale.

 

Problemi i vërtetë për ata që duan të shkruajnë një libër mbi këtë temë, është t’i përgjigjen pyetjes: “Po, por si mund të veproj për t’u përqëndruar?”. Ne s’duam të dëgjojnë më për “javët e mendimit” që Bill Gejsti shpenzon rregullisht, duke u izoluar në fshat me librat si shokët e tij të vetëm. Ne duam të dimë si të gjejmë kohë për të menduar, pavarësisht nga puna, fëmijët, eprorët tanë në punë dhe fakti se pavarësisht se jemi përpjekur me të gjitha forcat, nuk qemë në gjendje të grumbullonim 70 miliardë euro si Bill Gejtsi.

 

Dhoma të izoluara nga zhurmat

 

 

Pjesa e parë e përgjigjes së Njuport, ka të bëjë me nxitjen ekonomike. Nevoja për t’u përqëndruar nuk është “një fiksim romantik” i shkrimtarëve dhe filozofëve, thotë ai. Përkundrazi, ajo është një nevojë e domosdoshme për të mësuar mirë një lloj pune, e cila do të na lejojë të fitojmë bukën e gojës edhe kur robotët do të bëjë pjesën tjetër të punëve.

 

Sot njerëzit me paga më të mira, vë ai në dukje, nuk janë ata që përdorin Facebook-un, por ata që e programojnë atë, gjë që kërkon periudha të gjata të përqendrimit intensiv (tanimë trutë tanë më të mirë, e përdorin përqëndrimin e tyre për të dëmtuar të gjithë të tjerët). Pra është gabim të mendohet se jemi shumë të zënë me çështje të zyrës apo fëmijët, për t’u përqëndruar në punën që po bëjmë. Është pikërisht ky përqëndrim, ai që do të na lejojë ta mbajmë atë vend pune dhe t’i ushqejmë ata fëmijë.

 

Është e gabuar ta mendosh përqëndrimin si diçka tjetër që thjesht duhet futur në rutinën tonë

 

Çështja e dytë që shtjellon Njuport, është më inkurajuese:tek e fundit, nuk është e nevojshme të bëhemi murgjër të vetmuar. “Filozofinë murgjërore të përqëndrimit”, zakonisht e lidhim me artistë të mëdhenj, të cilët i imagjinojmë të lirë nga çdo punë apo angazhim familjar, por kjo është vetëm një nga katër metodat e mundshme për të arritur të njëjtin rezultat.

 

Të tjerët janë “dy-modali” (marrja e disa ditëve rradhazi pushim për t’u përqëndruar), “ritmiku” (marrja rregullisht e disa disa orë në ditë apo në javë) dhe “gazetaresku” (kape momentin kur ai ndodh). Është e lejuar të ndalohet së ëndërruari për kushtet murgjërore që nuk do të përmbushen kurrë, dhe të fillojmë të na shohin si njerëz që punojnë të përqendruar, në një mënyrë ritmike apo gazetareske.

 

Një tjetër ndryshim në perspektivë, mund ta përftojmë duke hequr dorë nga “marrja e pushimeve nga shpërqëndrimet” dhe filluar “të pushojmë një grimë nga të qënit i përqëndruar”:që është mbajtja gjatë gjithë kohës mbyllur e-mailit ose llogarisë në rrjetet sociale, dhe hyrë vetëm me raste. Dhe kjo mund të bëhet, thotë Njuport, edhe pse aktiviteti ynë është i lidhur ngushtë me internetin. Mjafton që të bëjmë pauza të shkurtra, duke rihyrë në kontakt.

 

Në fund rezulton se është se është e gabuar të mendohet mbi përqendrimin, thjesht si një tjetër element që ne duhet të përpiqemi ta futim në rutinën tonë. Intensiteti, thotë Njuport, ndryshon mënyrën se si ne e shpenzojnë pjesën tjetër të kohës:ai na lejon të shpejtojmë në kryerjen e punëve të thjeshta, në mënyrë që të mund të marrim më shumë pjesë në jetën familjare, dhe eliminon humbjen e kohës si pasojë e kalimit nga një gjë në tjetrën. Me pak fjalë, përqëndrimi nuk është në kundërshtim me jetën e përditshme, por e thjeshtëzon atë. Megjithatë, unë jam ende i bindur se dua një nga këto dhomëzat tërësisht të izoluara prej zhurmave.