Ky është urimi më romantik që Armina i ka bërë ndonjëherë për...

Ky është urimi më romantik që Armina i ka bërë ndonjëherë për ditëlindje Shkëlzen Berishës!

445
0

Pavarësisht se kanë kaluar rreth 5 festa ditëlindjeje bashkë, ky është ndër urimet e rrallë publik kaq romantik nga Armina Mevlani.

Partneri i saj Shkëlzen Berisha feston sot 40-vjetorin e lindjes dhe në këtë përvjetor Armina i shprehu ndjenjat e saj në mënyrën më të veçantë.

Ndërsa postoi një foto nga dita e fejesës së çiftit, blogerja e modës bëri këtë dedikim:

“Gëzuar Ditëlindjen zemra ime Zeni Berisha! Qofshin të gjitha ditët e tua të qeshura siç ti je gjithmonë, qofshin të bardha siç ti e ke zemrën dhe siç ti sjellë dritë sa herë të kam afër. Të uroj me shpirt lumturi dhe qofshim në çdo ditëlindje bashkë përgjithmonë”.

Në mesnatë duket se Armina bashkë me të afërmit e Shkëlzenit i kanë bërë një surprizë në shtëpi, me tullumbace blu dhe një pankartë që shkruante: “Gëzuar ditëlindjen! Të duam.”.

Në vitet e mëparshme urimet e saj kanë qenë më të shkurtër, pavarësisht se ndjenjat mbeten të njëjta.