Ky është horoskopi për sot, e premte 8 shkurt

Ky është horoskopi për sot, e premte 8 shkurt

471
0

Parashikimi i yjeve sot.

DASHI

 

Urani është ai që do ndikojë më tepër në jetën sentimentale të çifteve. Nëse jeni të pakënaqur me jetën tuaj sentimentale ditët e fundit, do kërkoni së bashku me partnerin t’i zgjidhni problemet. Në planin financiar do ndërmerrni shumë rreziqe të cilat nuk do iu sjellin asnjë përfitim.

 

DEMI

 

Ka mundësi që të pushtoheni paksa nga nostalgjia në jetën në çift. Gjithsesi jeta në çift do jetë pa probleme dhe partneri do tregohet më tolerant se më parë. Ka mundësi që në planin financiar të merrni një përgjigje të mirë për diçka që prisnit prej kohësh.

 

BINJAKET

 

Do keni të gjithë letrat në dorë për të arritur lumturinë në çift. Do ndiheni mjaft mirë dhe do krijoni një marrëdhënie të ngrohtë e pozitive me atë që keni në krah. Do merreni shumë me financat dhe do i kaloni të gjitha pengesat që do iu dalin para.

 

GAFORRJA

 

Edhe pse nuk do keni aftësinë dhe durimin të kujdeseni më shumë për partnerin tuaj, influenca dinamike e planetëve do i bëjë çiftet të kalojnë një ditë të bukur. Ekuilibri financiar do jetë i mirë dhe asnjë planet nuk do e destabilizojë. Do jeni të kujdesshëm.

 

LUANI

 

Një atmosferë e ngrohtë dhe plot bashkëpunim do të mbizotërojë në jetën e çifteve. Do fantazoni shumë në mënyrë që ta kënaqni atë që dashuroni. Ulini sa më pak shpenzimet sot dhe ndreqni gabimet e së kaluarës.

 

VIRGJERESHA

 

Ndikimi i Jupiterit do jetë mjaft i favorshëm për çiftet. Do jeni shumë të lumtur që jetoni së bashku dhe do ndani me njëri-tjetrin momente të paharrueshme. Nuk do rrezikoheni nga asnjë problem dhe do jeni të vendosur të ruani ekuilibrin.

 

PESHORJA

 

Jeta në çift do të ketë mbështetjen e Venusit gjatë gjithë ditës dhe do të rrethohet nga bashkëpunimi dhe sensualiteti. Vetëm disa mund të ndërlikojnë kot së koti situatën, pa asnjë arsye. Me financat nuk do kujdeseni aq sa duhet dhe kjo mund të sjellë probleme.

 

AKREPI

 

Marrëdhënia me partnerin do jetë më intensive dhe më e thellë sot. Do thurni një dashuri të bukur dhe thuajse perfekt. Çdo rrezik për konflikte do të largohet. Kujdes me llogarinë bankare. Do shpenzoni me sy mbyllur dhe ajo do fillojë të boshatiset.

 

SHIGJETARI

 

Ju që keni krijuar një lidhje do jeni të mbrojtur nga planetët dhe ata do iu krijojnë ambientin e përshtatshëm për të kaluar momente të lumtura. Financat do jenë të mira por ju gjithsesi do tregoheni të matur me shpenzimet.

 

BRICJAPI

 

Pas disa zënkave të fundit që keni pasur me partnerin tuaj, sot do mund të rivendosni harmoninë . Dielli do të dalë përsëri në qiellin tuaj dhe do iu ngrohë. Edhe pse nuk do iu pëlqejë, do jeni të detyruar gjatë kësaj dite të hiqni dorë nga shpenzimet marramendëse.

 

UJORI

 

Nuk do harroni për asnjë moment sot të kujdeseni për partnerin tuaj. Ai do ndihet shumë mirë pranë jush dhe nuk do mendojë të shkëputet për asnjë moment. Yjet do iu nxitin të bëni shpenzime.

 

PESHQIT

 

Çështjet e zemrës do shkojnë përgjithësisht mirë. Herë herë do tërhiqeni nga të rejat, por përsëri arsyeja do iu ndalojë të tentoni. Tregohuni shumë të kujdesshëm me planin financiar. Mos kërkoni të fitoni shumë sepse do humbni akoma më tepër.