KVV: Komisioni i Reformës Zgjedhore të fillojë punën, duke bërë transpsrencën e...

KVV: Komisioni i Reformës Zgjedhore të fillojë punën, duke bërë transpsrencën e cështjeve themelore për diskutim

577
0

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV ), si një ndër aktorët e shoqerise civile ka ndjekur pa ndalesë dhe vazhdon të ndjekë me vëmendje ecurinë e punës së këtij komisioni . Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, ka shprehur shqetësimin dhe ka deklaruar në mënyrë permanente se realizimi dhe finalizimi me sukses i një Reforne Zgjedhore të thelluar e gjithë përfshirëse, e premtuar publikisht nga klasa poltike në vend, ka dështuar plotësisht pikërisht me vullnetin e palëvë poltike. Për këtë arsye, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, rikujton se Kuvendi me vendim nr:102/2017 ngriti Komisionin e Posacëm të Reformës Zgjedhore , me qëllim hartimin e ndryshimeve të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit 2013, 2015 , 2017. Aktualisht Komisioni i Reformës Zgjedhore ka përfunduar afatin e veprimtarisë së tij më 21 Shkurt 2019. Kuvendi I Republikës së Shqipërisë, në datën 3 Prill 2019 , ka miratuar vendimin nr 45 /2019 , për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr 102/2017, ” Për ngritjen e Komisionit të Posacëm Parlamentar “, për realizimin e Reformes Zgjedhore . Bazuar në këtë vendim të Kuvendit, afati i veprimtarisë së Komisionit Zgjedhor zgjatet deri në 5 Maj 2019. Në këto kushte, kur dhe 2 muaj e gjysëm na ndajnë nga data e zgjedhjeve të 30 qershor-it , për Qeverisjen Vendore dhe në të njëjtën kohë, ku nuk ka asnje lloj transparence dhe vendimarrje në lidhje me planin e punës dhe axhendën aktuale të këtij komisioni, KVV i bën thirrje të fortë Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe konkretisht dhe Bashkëkryetarit të ri të këtij komisioni, Z. Damian Gjiknuri, që sa me shpejt të jetë e mundur, Komisioni të fillojë nga Puna – duke plotësuar numrin e anëtarëve të rinj në këtë komision, pas ngërcit të kriijuar me “djegien” e mandateve nga opozita e bashkuar.

– Të sqarohet sa më shpejt për opinionin publik, cili dhe si do jetë përfaqësuesi i PD, me statusin e

vëzhguesit në këtë komision.

– Të prezantojë menjëherë grupin e ekspertëve të përfshirë si dhe të qartësojë në vazhdim si do

procedohet me draft propozimin-projekt ligjin e dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë , kërkon që palët politike të mos neglizhojnë afatet ligjore ashtu sic ka

ndodhur deri më tani. Mos respektimi i afateve ligjore tregon mungesë përgjeshmërie në përmbyshjen e

detyrimeve që ju ngarkon ligji.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë inkurajon Komisionin e Reformës Zgjedhore në realizimin dhe

finalizimin e kësaj Reforme, që të jetë një Reformë sa më gjithëpërfshirëse, konsensuale e gjithëpranuar

nga i gjithë faktori politik në vend. Duke i dhuruar vendit një Reformë Zgjedhore afat-gjatë, me kohën e

duhur për të reflektuar të gjitha ndryshimet e dakortësuara nga palët politike , duke kontribuar kështu në

realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme e sa me pak të kontestuara e mbi të gjitha duke rikthyer

besimin e qytetarëve te institucioni i votës së lirë dhe funksionimit të demokracisë direkte në vend.

Vecanërisht, të dy krerët respektivë të mazhorancës z. Rama dhe opozitës z. Basha të përdorin të gjithë

instrumentat e mekanizmat demokratike, duke kontribuar me pergjegjesi e maturi të plotë, për të

orientuar drejtë frymën e bashkepunimit e gjithëpërfshirjes të gjithe paleve e sa ne shumë aktorëve

politikë në realizimin e Reformës Zgjedhore në kohëh e duhur.

Reforma zgjedhore eshte një ndër kushtet themelore që të hapen dhe negociatat në qershor 2019 për të

qënë anëtarë të denjë në familjen europiane.

Të nderuar politikanë shqipëtarë,duajeni shumë Shqipërinë sot,që tju duam Ju si përfaqësues legjitim të

popullit edhe më shumë nesër.