Kuvendi zgjedh të enjten Kryeprokurorin e ri, tre emra në garë për...

Kuvendi zgjedh të enjten Kryeprokurorin e ri, tre emra në garë për kreun e akuzës

322
0

 

 

Tre emrat e dërguar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të marrë drejtimin e organit të akuzës janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj. Kuvendi do të zgjedhë kryeprokurorin me tre të pestat e votave (84 vota), të renditur sipas sistemit të pikëzimit nga KLP. I pari është Olsian Çela, i dyti Arta Marku dhe e treta Fatjona Memçaj.

Vetë kreu i KLP Gent Imbrahimi, ka deklaruar se Kuvendi duhet të votojë kandidatin që është renditur i pari dhe ka marrë pikët më të larta sipas sistemit të pikëzimit të KLP, pra Olsian Çela.

Nëse Kuvendi dështon të votojë me shumicë votash një prej tre emrave, atëherë automatikisht zgjidhet kandidati që është renditur i pari.