Kush është mbreti i vërtetë i showbizit shqiptar? (Foto)

Kush është mbreti i vërtetë i showbizit shqiptar? (Foto)

494
0

Prej disa kohësh “king” është bërë një thënie virale. Shumë prej vajzave të showbizz-it e quajnë veten të tillë. Fillimisht ishte Enca ajo që u vetquajt “King Enca”. Pas publikimit të “Bow Down” këngëtarja publikon shpeshherë foto, video por edhe shkrime të ndryshme duke treguar se King-u është veç ajo. Madje Enca ka bërë edhe një xhaketë të personalizuar ku në shpinë shkruhet “King Enca”.  Por prit pak Enca, a e ke parë Morena Tarakun që u bë King-u numër 2?!Edhe Morena është vetquajtur King MT e postimet e saj të fundit lidhen vetëm me këtë gjë, shkruan Blitz.al. Madje këngëtaren tashmë po e shohim teksa mban edhe një kurorë. E pas Morenës duket se King-ët e showbizz-it nuk kanë për të mbaruar. Edhe Dafina poston ndonjëherë në rrjetet sociale foto ku vetquhet King, ashtu si Enca edhe ajo ka një xhaketë të personalizuar ku shkruhet “King”. Duket se vajzat e quajnë veten “mbret” pasi ndihen të pushtetshme dhe të pavarura, e deri këtu cdo gjë është në rregull. Le të ndalemi pak: 1,2,3 ‘Mbretër’, po ndonjë mbretëreshë ka këtej vërdallë? Vështirë për tu gjetur por në qoftë se këngëtaret vajza janë “King” atëherë i bie që meshkujt e showbizz-it të jenë ‘Queens’ (mbretëresha)?! Kjo punë duhet të marrë fund. Vajza ju mbani statusin që ju takon dhe lërini çunat ta gëzojnë pseudonimin e “King-ut” sepse me siguri i keni vënë në siklet djemtë e HipHop-it që po përpiqen me çdo kusht të tregojnë se mbretërit janë ata. Boll konkurrencë kanë mes njëri tjetrit, por u janë shtuar dhe vajzat ‘King’ tashmë…