Kush është Aurel Hoxhallari, baroni i drogës që tronditi 2 herë Tiranën...

Kush është Aurel Hoxhallari, baroni i drogës që tronditi 2 herë Tiranën me vrasës me pagesë

788
0

Kushërinjtë Aurel dhe Elton Hoxhallari u akuzua ditën e sotme, për organizimin e vrasjes makabre të Devi Kasmit disa ditë më parë. Ky i fundit dyshohet se kontaktuar me Eftimius Eftimius, vrasësi me pagese nga Greqia i cili ishte gjithashtu ish pjesëtar i Forcave Speciale Greke. Por Aurel Hoxhallari, nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2015, ai dhe kushëriri i tij janë arrestuar nga ana e Policisë si porositës të dyshuar për vrasjen e Pajtim Sejranit, në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash. Dy kushërinjtë Hoxhallari dyshohet se kishin porositur Artur Bazen për të eliminuar Pajtim Serjanin. Baze u vra më pas nga miku i Serjanit, efektivi Roland Meta. Sikur të mos mjaftonte kjo, mbi Hoxhallarin rëndojnë akuza se ai ka qenë baron i drogës në Spanjë. Në videon që shikoni më poshtë, janë pikërisht kushërinjtë Aurel dhe Elton Hoxhallari kur u arrestuan në Janar të 2015-s.