Kush e “vetëvrau” shoferin e Fatmir Xhafës ??/ Nga Bejdo Malo

Kush e “vetëvrau” shoferin e Fatmir Xhafës ??/ Nga Bejdo Malo

1143
0

Kush e vetvrau shoferin e Fatmir Xhafes? I pezulluar diten qe Lulezim Basha drejtoi gishtin  mbi Taulant Ballen ,per milionat e Tojotes “Yaris “, pasdite shoferi  mori Urdherin  e Pezullimit. Pse? Nje pikepyetje  e madhe. Ai shkoi ne Garde dhe trishtimin, inatin, mllefin, kercenimin e zbrazi tek shoket e tij. Askush nuk ia çoi fjalet Xhafes. Ai s’la gje pa thene kunder Xhafes. Shante…  E lehte ta verifikosh. Shiko 300 tabulatet e telefonit te tij. Pikepyetja e dyte e madhe eshte deklarata e perbashket ;Marku -Veliu. Pse? Nje tjeter pikepyetje e madhe. Pse u lajmerua  tri ore e gjysem me vonese prokuroria.?Kush arriti i pari? Nje tjeter pikepyetje  e madhe. Kush iku i fundit ne oren 5.59? Ç’ eshte ai raport i policise se Veliut pa numer pistolete, pa kaliber, pa parti mbushje e  pa parti gezhoje  i  tipit te pistoletes automatike? Kush ishte? Pse mungojne keto detaje. Pse ?..Po shkojme me tej ;sa mban karikatorja? Si eshte e mundur  te mbaroje bresheria dhe te mbetet arma ne duart e te vetevrarit? Pas plumbit te pare ajo duhet te binte nga dora. Ja do shkrepej dhe nje plumb dhe nuk do perfundonte ne koke. Si eshte e mundur, tre plumba me bresheri nga i vetvrari te bien ne koke ne siperfaqen 10 cm katrore? Pse? Pikpyetje e madhe. Shkojme me tej . Pasi plumbi tjeter do te kishte perfunduar ne kembe me drejtim  poshte – lart , i treti ne dyshene e makines. Po ne tavan te garazhit tunel , ç’kerkuan plumbat? Pse s’tha njeri nje fjale? Kush duhet ta sqaroje? Si eshte e mundur ta vetevrasin  ne oren 5.59 dhe te shkojne ekspertet balestike ,eksperte mjekesore  dhe nje taborr me eksperte me ne krye Qamilin  qe ka 10 vjet qe e ka harruar zanatin dhe te mos thone kur ishte marre arma , firma e marresit,  numri i librit te armes?  Dhe cuditerisht te deklarojne qe eshte vetvrare  ne oren 9.30. O ditezinj , po e dini sa ndryshon trupi  i njeriut ne tre ore pasi e vetevrane? Ai fryhet, behet dyfishi i tij. Pse u ndryshua ora ? Ç’eshte kjo zi e mediave per fatin e Fatmir Xhafe?. Jep me vrap deklaraten e tij. Ç’na duhet ajo kur mban brenda njeqind genjeshtra? Pse vetem Berisha kerkon te hedhe pak drite ,  po media e blere pse hesht ? Ai e dini o ditezinj mediatike sa enigma  ka brenda. Pyetja kryesore ribehet  pa fund ; kush e vetvrau shoferin e Fatmir Xhafes? Me sakte kush e vetvrau shoferin e avokatit Agaçi? Te pakten t’u dhimbset ky djale 31 vjeçar ne diten e fundme. Ta zbardhin te verteten. I pari duhet te ishte vetpezulluar Xhafa ,derisa te ishin zbardhur telefonatat e tij me shoferin. Pse bente Rama sikur s’kish ndodhe gje? Jepte spektakel me manikimin  Peleshi dhe nje tufe shtjeskash ne Voskopoje. A e di ky shtet se çdo te thote te gjendet i vdekur ne rrethana misterioze shoferi i Ministrit te Brendshem? Thone se Xhafa Ia ka marre dore , se ka qene hetues kur vrau veten shoferi  i Simon Stefanit dhe aty filloi karrieren. Po mbetet per t’u saktesuar. Pse u dha me nje ore vonese  njoftimi? Çfarë u kurdis per kater ore e gjysem? A jane gjerat te lidhura? A duhet filluar nga dita qe ai ka filluar pune ne Kryemnistri? A duhet filluar nga dita qe ka filluar pune tek Fatmir Xhafa? Socialistet jane mjeshtra  qe te  percjellin dhe ta varrosin te verteten. Te gjitha do tia bejne ne menyre qe familja  dhe te afermit ,  te mos flasin. Dhe kush do flase ,do te  shpallet armik. Kercenimin e pare e beri Xhafa. Lexojeni mire deklraten e tij. Ai ,si Sajmir Tahiri kercenoi ne parlament me fjalimin e tij.  Dukej qe e kishte humbur ekulibrin . Une them pa frike se sa ka filluar. E kemi diskutuar gjate me ato pak gazetare qe kane mbetur te pine kafe tek “Grandi “apo “uiski “se nuk do kalojne lehte 620 kg e droges se Maminasit , nuk do kalojne lehte milionat e kapura ne “Tojata Yars  “ ;nuk do kaloje lehte kjo dalldi marrezie e tere analisteve qe i sherbejne qeverise ne menyren me te shemtuar.  Keto pese vjet fillojne me vrasjen e Artan Santos dhe ashtu s’eshte marre  me  vrasjen e tij , do te  marrin peng dhe vetvrasjen e shoferit te Xhafes. Suluni o kolege ,mbuloni te verteten ,mbrojeni Xhafen !Manipuloni te verteten , luani me vdekjen e nje 31 vjecari. Keshtu do te  ikni e do ta shikoni se si do ta marrin peng …..