Kura me gjak ofron rreze shprese për pacientët me koronavirus

Kura me gjak ofron rreze shprese për pacientët me koronavirus

390
0

Një kurë e re potenciale për koronavirusin ka nisur të testohet në një spital në Uells, raporton BBC. Sipas specialistëve, kjo kurë ofron një rreze shprese.

Spitali Universitar i Kardifit thotë se do e ofrojë kurën si pjesë e një studimi brenda këtij muaji.

Gjaku do të merret nga pacientët që janë shëruar nga Covid-19 dhe plazma do u jepet pacientëve të sëmurë. Shpresohet që antitrupat në plazmën e gjakut mund të ndihmojnë pacientët që po luftojnë infeksionin.

Dr. Stuart Walker tha se fillimisht testimet do bëhen te pacientët e sëmurë rëndë.

“Për momentin nuk ka kura të tjera për infeksionin viral, kështu që kjo na jep një rreze shprese,” tha ai.

“Kur keni një sëmundje si kjo, ju prodhoni një përgjigje në formën e antitrupave në gjak. Këto antitrupa mund të neutralizojnë efektet e virusit te njerëzit që po vuajnë nga infeksioni në mënyrë më të rëndë”.