Kur të lexoni historinë rrëqethëse të kësaj gruaje nuk do e kontrolloni...

Kur të lexoni historinë rrëqethëse të kësaj gruaje nuk do e kontrolloni më kurrë telefonin natën; Ja çfarë rrezikoni

681
0

 

Kohët e fundit, telefonat inteligjentë janë quajtur si një nga shpikjet më të rëndësishme të këtij shekulli dhe për disa arsye të mira. Pa dyshim, kanë ndryshuar mënyrën si ne jetojmë , ndërveprojmë me të tjerët e jo vetëm. Fatkeqësisht, kjo nuk vjen pa disa efekte të padëshirueshme negative. Në fakt, ka pasur një sërë të studime që tregojnë se si ‘smartphones’ mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore nga varësia në depresion deri në dhimbje kronike. Përdorimi me orë të zgjatura i telefonave me ekranin e shndritshëm blu, mund edhe të na verbojnë përkohësisht e njerëzit nuk po e besojnë dot si mund të ndodhë kjo gjë.

Një raport i botuar në Neë England Journal of Medicine përmblidhte historinë e dy gra në Angli të cilat u diagnostikuan me verbëri të shkaktuar nga përdorimi i tepërt i smartphone, veçanërisht gjatë natës.

Problemi njihet si humbje vizuale monokulare kalimtare dhe simptomat janë si më poshtë:

Verboheni vetëm nga njëri sy

Humbja e shikimit është e përkohshme, zakonisht zgjat vetëm 15 minuta.

Ndodh pothuajse gjatë natës.

Në rast se ju zgjoheni në mes të natës dhe gjëja e parë që bëni është të kontrolloni telefonin, atëherë dijeni se jeni të rrezikuar. “Drita blu është pjesë e spektrit të plotë të dritës, që do të thotë ne jemi të ekspozuar ndaj saj nga dielli çdo ditë. Megjithatë, ekspozimi natën ndaj kësaj drite, e cila është emetuar në nivele të larta nga smartphones, tabletat, laptopët, dhe ekranet tjera LED, mund të jetë e dëmshme vizionin tuaj. Ajo gjithashtu ul nivelin e prodhimit të hormonit melatonin, i cili na vendos në gjumë.
Përpos dy problemeve të lartpërmendura, mungesës së gjumit dhe dëmtimit të syve telefonët e zgjuar na vendosin përpara rrezikut të kancerit.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për kancerin e gjirit dhe prostatës. Melatonin, hormoni që “shtypet” nga “drita blu,” është gjithashtu një antioxidant dhe lufton qelizat kancerogjene.Në momentin kur ju përdorni telefonin çdo natë për më shumë se dy orë, ky hormone vjen duke u ulur dhe ju rrezikoni shumë.

Ndërkaq verbëria, ndodh për shkak të pozicionit, ku njeri është sy është totalisht i mbyllur e tjetri thith të gjithë dritën e rrezet e ekranit të celularit,
Ky veprim çon në verbëri të përkohshme dhe pas një kohe dëmton në mënyrë të përhershme sytë.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, dëmi potencial shkon përtej syve. Ekspertët e shëndetësisë në Harvard konfirmojnë lidhjen midis dritës blu dhe disa lloje të kancerit, diabetit, sëmundje të zemrës dhe obezitetit.
Ky është një çmim të lartë për t’u paguar, nuk mendoni dhe ju kështu?/ Living/