“Kur të iki unë…”, Rama tregon amanetin e babait të tij, Kristaqit...

“Kur të iki unë…”, Rama tregon amanetin e babait të tij, Kristaqit dhe nga çfarë hoqi dorë ditën kur ai vdiq

375
0

 

Teksa ka dëgjuar nga afër rrëfimin plot dhimbje e lot të Ajet Mecjas që humbi nga tërmeti gruan, vajzën dhe mbesën e vogël, kryeministri Rama ka treguar për herë të parë amanetin që i la babai i tij, Kristaq Rama.

“Kur të iki unë nuk do i lejosh të më qajnë”, – kështu ma tha, tregon Rama, duke kujtuar porosinë e të atit.

“Kur shkonim nga njerëzit e mamasë, aty e kanë me këngë e vaje e më thoshte aman kur të iki nuk do i lejosh të më qajnë e as nuk do mërzitesh as vete, se nuk do gjej rehat atje ku do shkoj, më duket sikur se len të vdekurin me vdek. Unë atë të babës e kam pas të fortë shumë.. duhet të jetosh për ta, mos ia rëndosh si të thuash barrën…”- tha Rama.