‘Kur do t’i marrim lekët?’, zbardhen bisedat e vrasësve të Jurgen Kurtit:...

‘Kur do t’i marrim lekët?’, zbardhen bisedat e vrasësve të Jurgen Kurtit: ‘Gabimet’ e ekzekutorit që çuan në identifikimin e tij

268
0

Zbardhen bisedat telefonike të vrasësve të Jurgen Kurtit, i riu biznesmen që u ekzekutua mbrëmjen e 18 marsit në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka prova konkrete për tre personat e arrestuar të cilët dyshohen se janë të përfshirë në vrasjen e 26-vjeçarit. Të arrestuarit janë: Elsi Levendi 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë. Alesio Berberi 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier si dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Të rinjtë e arrestuar kanë ndjekur prej rreth 2 javësh Kurtin, por asnjëri prej tyre nuk ka qëlluar në drejtim të tij.

Dyshohet se ekzekutori i Kurtit ka qenë, personi i shpallur në kërkim, Klodian Bane. Mirëpo, ende nuk dihet se kshu është porositësi.  Kanë qenë kqyrja e kamerave të sigurisë që ka zbardhur lëvizjet e tyre. Po ashtu ata janë përgjuar nga grupi hetimor, ku në bisedat e tyre është përmendur edhe shuma 30 mijë euro. Kjo shumë dyshohet të jetë edhe pagesa për ekzekutimin e biznesmenit.

“Ke folur për lekët? Kur do t’i marrim ato lekë?”, është kjo një pjesë e bisedës së zbardhur. Po ashtu në telefonin e njërit prej të arrestuarve policia ka gjetur emrin e Jurgen Kurtit.

Nga kqyrja e rreth 50 kamerave të sigurisë, u zbulua edhe ‘gabimi’ që çoi në identifikimin dhe kapjen e tyre. Policia ka zbuluar rolet e të arrestuarve dhe personit në kërkim. Makina me të cilën kanë lëvizur atentatorët ka qenë në pronësi të të kërkuarit, Klodian Bane.

Mjeti rezulton me dokumenta të rregullta, regjistruar në Fier. Mirëpo në momentin që është kryer vrasja makinës i janë vendosur targa false. Kanë qenë pikërisht vedosja e këtyre targave pak para vrasjes që ka indentifikuar autorët. Ky moment është fiksuar nga një kamer sigurie dhe dyshohet se ka qenë vetë atentatori që ka bërë ndërrimin e  targave, me qëllim për të humbur gjurmët.

Mirëpo, ky nuk është ‘gabimi’ i vetëm i tij. Në momentin që ka shkrepur armën, ai ka qenë i pa maskuar dhe disa dëshmitarë e kanë fiksuar fytyrën e tij.