Kujtim Gjuzi hap seancën e sotme i veshur me xhinse, Ruçi...

Kujtim Gjuzi hap seancën e sotme i veshur me xhinse, Ruçi nuk e toleron (FOTO)

459
0

Deputeti Kujtim Gjuzi ka nisur i pari seancën e sotme plenare, ku nga foltorja e Kuvendit Kujtim Gjuzi i kërkoi kryetarit të Kuvendit të mos pengonte më fjalë e lirë të deputetëve dhe ti jepte mundësinë për replikë sa herë që ata e kërkonin këtë. Nisur dhe nga eksperienca e fundit e Gjuzit ku ndërpreu disa herë kryeministrin Rama në Kuvend, Ruçi ka refuzuar kërkesën e tij për t’ju kundërpërgjigjur kryeministrit Rama.

Madje Gjuzi ka shkuar më tej duke kërcënuar Ruçin me mocion shkarkimi.

“Duhet te na japësh mundësi për replikë se unë të bëj mocion për shkarkim. Kujdes zoti kryetar”, iu drejtua Gjuzi, kreut të Kuvendit. “Ke 28 mandate këtu dhe e mban vendin aty, prandaj here tjetër kushdo qe te jete nese kemi një replike duhet te na lejosh”, u shpreh kreu i Partisë Konservatore.

Por kërcënimit, Ruçi i është përgjigjur me të njëjtën monedhë. Kryeparlamentari i ka tërhequr vëmendjen Gjuzit që të ketë kujdes dhe të flasë me etikë në Parlament, madje i ka kërkuar dhe që të vishet mirë herës tjetër.

“Kujdes zoti Gjuzi dhe here tjetër kur te flasësh respekto rregulloren dhe te flasësh me etike dhe e treta here tjetër ne Parlament te jesh i veshur sipas Rregullores”, tha kryeparlamentari.

Kreu i Partisë Konservatore është paraqitur në seancën e sotme plenare me xhinse, këpucë me majë dhe me një xhup sportiv, dhe kjo veshje duket se nuk i ka pëlqyer Gramoz Ruçit.