Kujdes! Ja çfarë rrezikoni nëse flini gjatë ditës

Kujdes! Ja çfarë rrezikoni nëse flini gjatë ditës

551
0

Young couple sleeping and hugging on the bed in bedroom

Të gjithë duam që pas një dite të lodhshme në punë të marrim një sy gjumë me të vajtur në shtëpi. Por, një ekip shkencëtarësh kanë paralajmëruar se ky luks që ia lejojmë vetes mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit.

Ata që flenë për më shumë se një orë në ditë kanë 45% më shumë rrezik që të preken nga diabeti i tipit 2 kanë zbuluar shkencëtarët.

Ndërsa marrja e një sy gjumi për një kohë më të shkurtër nuk ka asnjë efekt në rritjen e rrezikut, thuhet në studimin e prezantuar në takimin e Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit në Mynih të Gjermanisë.

Ekspertët nga Japonia vëzhguan të dhënat nga 21 studime të ndryshme, ku janë përfshirë më shumë se 300 mijë njerëz, dhe zbuluan lidhjen midis gjumit gjatë ditës dhe diabetit të tipit 2.

Pasi përjashtuan faktorët potencialë, ata zbuluan se fjetja për më shumë se 60 minuta në ditë rrit në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Ndërsa fjetja për më pak se një orë nuk kishte asnjë ndikim.

“Gjumi gjatë ditës mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit dhe sindromës metabolike”,arritën në përfundim autorët e studimit.

Ndërsa një tjetër studim i bërë publik para disa muajsh tregonte se gjumi i pasdites mund të rrisë rrezikun nga vdekja e parakohshme. Nga studimi që iu bë më shumë se 300 mijë njerëzve, u zbulua se të bësh gjumë për më shumë se 40 minuta në ditë mund të ndikojë në zhvillimin e obezitetit, shtypjes së lartë të gjakut dhe kolesterolit. /Daily Mail – Gazeta Shëndeti/