Kufizim i azilit për migrantët , Gjykata Supreme miraton planet e Trumpit

Kufizim i azilit për migrantët , Gjykata Supreme miraton planet e Trumpit

349
0

 

 

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka miratuar planet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për të kufizuar numrin e migrantëve që kanë të drejtën për të kërkuar azil.

Sipas këtij rregulli, personat që arrijnë përmes një shteti të tretë duhet që fillimisht të kërkojnë azil atje para se të arrijnë në kufirin e SHBA-së.

Ky plan do të prekë dhjetëra mijëra migrantë nga Amerika Qendrore, të cilët udhëtojnë në këmbë përmes Meksikës.

Ndërkohë administrata e Trumpit ka prezantuar politikën e re për azil në muajin korrik, mirëpo është bllokuar pothuajse menjëherë nga një vendim i gjykatës në San Francisko.

Kujojmë që,  ulja e shkallës së migrimit ka qenë një prej qëllimeve kryesore të presidencës së Trumpit dhe një nga zotimet kryesore për rizgjedhje më 2020.