Kthehet Mandzukic, por Juve ka edhe dy mungesa të mëdha

Kthehet Mandzukic, por Juve ka edhe dy mungesa të mëdha

539
0

Mario Mandzukic është kthyer në dispozicion të Massimiliano Allegrit para ndeshjes kundër Parma, në Serie A. Mandzukic pritej që të mungonte rreth një muaj pas një lëndimi, por sulmuesi ka mbajtur fjalën e tij dhe është kthyer më shpejtë, për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos, Paulo Dybalas, Douglas Costas, Moise Kean dhe Federico Bernardeschi në sulmin e Juventus. Por, skuadra e Juventus do të ketë edhe dy mungesa të mëdha për ndeshjen e së shtunes. Dyshja e qendrës së mbrojtjes, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini do të mungojnë në këtë ndeshje për Juventus. Në zëvendësim të tyre do të jetë Martin Caceres, i cili do të paraqitet për herë të parë që nga rikthimi nga Lazio. Më poshtë ju përcjellim listën e plotë të skuadrës së Juventus për ndeshjen ndaj Parma.

 

Szczesny, Perin, Pinsoglio; De Sciglio, Caceres, Alex Sandro, Cancelo, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Khedira, Matuidi, Emre Can, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Mandzukic, Kean, Bernardeschi