Kryeministri çon Spiropalin për Alvin Berishën/ Përmeti i kërkon llogari Ruçit: Detyro...

Kryeministri çon Spiropalin për Alvin Berishën/ Përmeti i kërkon llogari Ruçit: Detyro ministrin e Jashtëm të vijë, nuk jeni ju….

431
0

Deputeti Andi Përmeti e ka nisur me kritika këtë seancë parlamentare, ku është kërkuar interpelancë lidhur me rastin e vogëlushit Alvin Berisha, i cili ndodhet në kampet e ISIS.

Përmeti i ka kërkuar llogari kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për mosparaqitjen në Kuvend të ministrit të Jashtëm, ndërsa i tha se i ka krijuar përshtypjen si një njeri korrekt dhe jio si një person që e kap për hundësh kryeministri Edi Rama.

“Dua ta nis me një kërkesë ndaj jush këtë interpelancë. Mesa kuptova unë dhe mesa më njoftuan organet e Kuvendit, ministri i Jashtëm nuk ka ardhur dhe ministri përgjegjës që do përgjigjet është zonja Spiropali. Tani zoti kryetar i Kuvendit, mua më vjen keq që ju shkelni kaq hapur rregulloren dhe unë jam mësuar sot në mëngjes për këtë ndryshim.

Ju në shkelje të rregullores i keni caktuar përgjegjësinë një ministri tjetër që ndoshta nuk do dijë si të përgjigjet dhe me të drejtë mund të mos dijë si të përgjigjet. Mua më vjen keq se në në 6 muaj këtu përshtypja për ju është e një personi që është shumë korrekt. Nuk jeni ju nga ata që tërheq Rama prej hundësh këtu, kështu që në ndërgjegjegjen tuaj ishte puna juaj që ju sot të kishit detyruar ministrin e Jashtëm të vinte këtu”, tha Përmeti, ndërsa Ruçi iu përgjigj duke thënë se nuk ka shkelur rregulloren, pasi Kuvendi e ka njoftuar ministrin e Jashtëm për interpelancën.