Kryemadhi: Shqiptarët t’i bashkohen protestës studentore të hënën

Kryemadhi: Shqiptarët t’i bashkohen protestës studentore të hënën

391
0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi, u ka bërë thirrje shqiptarëve ti bashkohen protestës studentore ditën e hënë. Gjatë një takimi me Komitetin drejtues të LRI-së së Fierit, Kryemadhi tha se kjo protestë nuk është partiake, por është protestë politike e cila në thelb ka kërkesat ekonomike sepse çdo shqiptar pa dallim bindjesh politike ka probleme financiare. Me poshtë pjesë nga fjala e Kryemadhit. “Ka ardhur koha për të protestuar, nuk ka ardhur koha për të protestuar për parti politike, ka ardhur koha për të protestuar për një jetë më të mirë, duhet të protestojmë për një qeveri , e cila ju shërben qytetarëve të saj dhe jo një qeveri që i vjedh qytetarët ë saj. Duhet të protestojmë për 8 kërkesat e studentëve sepse qeveria ose ministrat që ikën, dolën dhe folën për koncesionet që kanë firmosur ditën që i ka shkarkuar Edi Rama, por asnjëri nuk foli për 8 kërkesat e studentëve.Sepse qeveria ose ministrat që ikën, dolën dhe folën për koncesionet që kanë firmosur ditën që i ka shkarkuar Edi Rama, por asnjëri nuk foli për 8 kërkesat e studentëve.

 

8 kërkesat e studentëve janë shumë të thjeshta, vetëm me 31 Dhjetor, Damian Gjiknuri ka dhënë 58 milion euro koncesion për TEC-in e Vlorës dhe nuk i kushtonte asnjë gjë Edi Ramës mos t’i jepte këto për TEC-in e Vlorës për koncesione. Por le t’ia jepte studentëve dhe u mbyllte kërkesa e parë, ajo që është përgjysmimi i tarifave të studentëve.

 

Kryemadhi nënvizoi se të gjithë shqiptarët duhet të protestojnë së bashku me studentët, pasi Shqipëria ka nevojë për një qeveri e cila u shërben qytetarëve të saj dhe nuk i vjedh ata.

 

Një ditë më parë, kryetarja e LSI-së ju bëri thirrje dhe gjimnazistëve që ti bashkohen protestës së studentëve”