Kryemadhi shmang takimin me bashkëshortin, dërgon Vasilin në mbledhjen e opozitarëve me...

Kryemadhi shmang takimin me bashkëshortin, dërgon Vasilin në mbledhjen e opozitarëve me Metën

347
0

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka preferuar të shkojë vetë duke shmangur takimin me bashkëshortin , dhe ka dërguar ish-kryetarin e LSI, Petrin Vasilin.

Lideri demokrat Lulzim Basha dhe aleatët e tjerë opozitarë kanë mbërritur para pak çastesh në Presidencë.

Takimit i janë bashkuar edhe kreu i PAA, Agron Duka, Nard Ndoka (PDK), Vangjel Dule (PBDNJ), Mesila Doda nga PDIU dhe Dashamir Shehi. Ndërkohë, mungesa ka patur edhe nga Partia Republikane, ku kreu i PR Fatmir Mediu ka dërguar si përfaqësues Arjan Madhin.

Në tryezën e përbashkët do të diskutohet në lidhje me krizën politike e kushtetuese si dhe për vazhdimin e Reformës në Drejtësi.