KRYEMADHI plas ‘BOMBËN’ për ministren e Ramës: Ç’lidhje ka burri yt me...

KRYEMADHI plas ‘BOMBËN’ për ministren e Ramës: Ç’lidhje ka burri yt me Ervis Martinajn?

476
0

Monika Kryemadhi e LSI sapo ka bërë një deklaratë të fortë nga Kuvendi për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

 

Ajo tha se deri tani nuk e ka ngacmuar Gjonajn për shkak të lidhjeve familjare që ajo ka me Ilir Metën por paralajmëroi se do dalin fakte e prova sipas të cilave, ministrja e Drejtësisë shantazhon me telefonata e sms, gjyqtarë e prokurorë për të arrestuar punonjësit e saj.

 

“Shoh që ministrja e Drejtësisë nuk qenka këtu. Por meqë ajo paska dëshirë të madhe të luftojë korrupsionin, shantazhi ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve quhet shkelje ligji dhe shumë shpejt do të dalin fakte se si për të arrestuar punonjës të drejtësisë, se vetëm kështu mund t’i largojë nga puna se me gjyq kanë fituar të gjithë, i shantazhon gjyqtarët e prokurorët. Gabimisht ka futur edhe motrën e sekretares së përgjithshme të saj, pra njeriun e vet apo bashkëshortë deputetësh të PS. A e ka luftë personale të saj a nga budallaliku nuk e di. Unë nuk e kam ngacmuar se është kushërira e një familjari të Ilir Metës, pra për shkak të lidhjeve me Ilir Metën por nuk ka asnjë lloj mënyre që mund ta mbrojë ministren e Drejtësisë duke shantazhuar punonjësit e saj se ajo mund ta dijë se korrupsionin e ka brenda”, tha Kryemadhi ndërsa foli për lidhje mes burrit të ministres Gjonaj dhe “bossit” të lojërave të fatit, të përfshirë në vrasjen e ish-Bllokut, Ervis Martinajt.

 

“Pse është pushuar disa herë burri i saj nga Tatimet? Kush janë lidhjet e tij me Ervis Martinajt dhe lidhja e saj me pjesëtarë të qeverisë. I them Etilda Gjonajt të jetë e kujdesshme në telefonatat e saj dhe mesazhet qe i çon gjyqtarëve dhe prokurorëve”, paralajmëroi Kryemadhi.