Kryemadhi nga Fushë-Kruja: Mund të rrinim në parlament, ta gjuanim me këpucë,...

Kryemadhi nga Fushë-Kruja: Mund të rrinim në parlament, ta gjuanim me këpucë, bojë, vezë por…

421
0

Kryetarja e LSI-së vijon turin e takimeve me qytetarët, duke u ndalur pasditen e sotme në qytetin e Fushë-Krujës. Kryemadhi ka përsëritur sërish gjendjen e rëndë, siaps saj, në të cilën ndodhet vendi. Ajo ka bërë direkt përgjegjës për këtë gjendje kryeministrin Edi Rama, ndaj i bëri thirrje Fushë-Krujasve të dalin në protestën e 16 marsit. “Djegia e mandateve tona ishte për ti thënë qytetarëve që ne kemi marrë këtë vendim sepse nuk jemi opozitë fasadë. Mund edhe të rrinim në parlament, të shaheshim, ta qëllonim me këpucë, me bojë, me vezë. Por sa do të rriteshin rrogat e shqiptarëve. Djegia e mandateve ishte për të sensibilizuar në radhë të parë Partinë Socialiste, atë PS të ndershme. Ne të gjithë sot bashkë kemi vendosur të jemi si dikur, për të vendosur përballë dhe për të mbyllur një drejtim atë të gabuarin që ka marrë Shqipëria. Më europianë se shqiptarët nuk mund të jetë askush”, u shpreh ndër të tjera kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.