Kryemadhi mbledh Konventën e LSI dhe bën parashikimin: Si fallxhore, e parashikoj...

Kryemadhi mbledh Konventën e LSI dhe bën parashikimin: Si fallxhore, e parashikoj të ardhmen të ndritur pa Ramën

464
0

Deklarata e Kryemadhit lidhet me epitetin që kryeministri Rama i ka vendosur prej disa muajsh. Në daljet publike, Rama i referohet Kryemadhit si “doktoreshë shkencash” ose “fallxhore”.

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbledhur sot Konventën e partisë në pallatin e Sportit, Asllan Rusi.

Kryemadhi e nisi fjalën e saj me ironi, kur tha se “si fallxhore që është”, e ka parashikuar të ardhmen shumë të ndritur pa kryeministrin Edi Rama.

Deklarata e Kryemadhit lidhet me epitetin që kryeministri Rama i ka vendosur prej disa muajsh. Në daljet publike, Rama i referohet Kryemadhit si “doktoreshë shkencash” ose “fallxhore”.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Edhe si doktoreshë edhe si fallxhore e parashikoj të ardhmen e vendit të ndritur të begatë, pa Ramën kryeministër, pa qeverinë e kapur nga krimi dhe oligarkët. Nuk frymëzohen shqiptarët as më parullën “Rama ik, apo Luli-Mona hajde’. Jam shumë e ndërgjegjshme, por nuk është aq e lehtë të entuziazmosh 600 mijë shqiptarë që ushqehen me 5 dollarë në ditë. Një nënë që nuk ka para të ushqeje familjen dhe të cojë fëmijën në shkollë të lartë. Ne mund të fitojmë buzëqeshjen e njerëzve dhe zemrat e shqiptarëve nëse nënshkruajmë kontratë me ta, dhe duhet të jetë e vërtetë, t’i presim dorën oligarkëve, duhet të ngremë sistem që të presë cdo dorë që tenton ta bëjë këtë.