Kryemadhi: Ish-drejtori i Portit të Durrësit, në listën e të pastrehëve që...

Kryemadhi: Ish-drejtori i Portit të Durrësit, në listën e të pastrehëve që përfiton bonusin e qirasë pas tërmetit

394
0

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se ish-drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, Afrim Bakaj është në listën e personave të pastrehë, së bashku me djalin e tij, që përfitojnë bonusin e qirasë për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

 

Nga një kërkim në listat e bonusit të qirasë, të miratuara nga Këshilli Bashkiak i Durrësit në datën 10.12.2019, mes 1310 familjeve që përfitojnë bonus është edhe ish drejtori i Portit të Durrësit Afrim Haxhi Bakaj. Ai renditet i 25-ti.

 

Kryemadhi ironizoi këtë fakt, duke thënë se ish-drejtorit mund t’i jetë dëmtuar shtëpia vërtet, por tha: “Se besoj të ketë ngelur edhe aq keq, meqenëse ka qenë edhe drejtor”.

 

“Po më thonë tani nga stafi, që ish drejtori i portit të Durrësit është regjistruar bashkë me djalin si i pastrehë për të marrë bonusin e qirasë. Afrim Haxhi Bakaj është i 25-ti në listë. Edhe mund t’i jetë dëmtuar shtëpia por meqënëse ka qenë drejtor s’e besoj të ketë ngelur kaq keq…”, tha Kryemadhi.

 

Më herët në 2016-ën, Bakaj, i cili është prej vitesh anëtar i Partisë Socialiste ka mbajtur edhe postin e kreut të AKU-së në këtë qytet.