Kryemadhi: Ambasadorët ikin e vijnë, kthehen si mbretër në vendet e tyre

Kryemadhi: Ambasadorët ikin e vijnë, kthehen si mbretër në vendet e tyre

339
0

Nga protesta e opozitës, Monika Kryemadhi ka përsëritur se kërkohet largimi i Edi Ramës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo e ka quajtur përgjegjësin kryesor për “masakrën elektorale” të vitit 2017. Por Monika Kryemadhi ka shkuar edhe më tej, duke thënë se ambasadorët, të cilët gjithmonë kanë pasur një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizave politike në Shqipëri, ikin e vijnë duke u kthyer si mbretër në vendet e tyre. “Nëse këta ambasadorë na flasin për demokracinë, duhet të dinë se në vendet e tyre jo në burg, po zhduken për 10 breza nga politika nëse merren me bandat. Shqiptarët janë të zotë të marrin fatet e tyre në dorë. Ambasadorët ikin e vijnë, rrinë dy vjet, rrinë tre vjet, kthehen si mbretër në vendet e tyre. Në fund të ditës shqiptari duhet ta konsiderojë veten në shtëpinë e tij, nuk është Europa, kanë qenë shumë njerëz në emigracion, nuk jemi kundër, por duhet të ndërtojmë vendin tonë. Droga varfëroi shqiptarë dhe u blenë shumë lirë nga paratë e krimit. Keni raportin e DASH shumë të qartë, ku bandat varfëruan shqiptarët që shqiptarët të ishin lehtësisht të blerë nga politika”, është shprehur Kryemadhi.