Kryegjyqtarja e Lezhës sërish në ‘hetim’ nga KPK

Kryegjyqtarja e Lezhës sërish në ‘hetim’ nga KPK

345
0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të rihapë hetimin për Ornela Naqellarin, kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lezhë.

Seanca e radhës do të mbahet ditën e enjte, në datë 21 Mars.

Ornela Naqellari doli në seancë dëgjimore, ku u përball me një hetim të kryer në të tri kriteret e rivlerësimit, kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Por, ndërkohë që në kriterin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës kaloi pa probleme duke u konsideruar e përshtatshme, ajo që u diskutua nga trupa gjykuese ishin 3 denoncime të publikut, të cilat ngritën dyshime për aftësitë profesionale të kryegjyqtares.