Kruani hundën me gisht? Ja përse nuk duhet ta bëni

Kruani hundën me gisht? Ja përse nuk duhet ta bëni

293
0
femij1-640x352
Herës tjetër kur të kruani hundën tuaj, mos harroni edhe paralajmërimin e mëposhtëm që paraqet edhe rrezikshmëri, e sidomos nëse keni fëmijë.
Sipas doktor Erich Voight, kjo nuk është thjesht një sjellje e pahijshme, por gjithashtu edhe një rrezik “Staphylococcus areas”, është një embrion i cili jeton brenda në hundë, shkruan noa.al. Kur të fusni gishtat në hundë, ju mund ta prekni këtë embrion që shkakton rrjedhje gjaku dhe shfaq mikrobe të shumta, e gjithashtu edhe krijon kore në brendësi të hundës dhe irritime.

Doktor Voigt gjithashtu ka vënë pah se kjo dukuri rrezikon shumë edhe fëmijët, pasi që në fëmijëri ata kanë rrjedhje gjaku nga hundët, dhe kjo vjen si pasojë e futjes së gishtave në hundë, ku ngacmohet brendësia e saj.

Furnizimi i hundës me gjak është shumë i fuqishëm, pasi brenda ka pesë arterie. Kur të ngacmohet ndonjëra prej këtyre arterieve, atëherë pason edhe gjakderdhja nga hunda, një arsye pse fëmijët kanë më shumë gjakderdhje nga hunda sesa të rriturit.