Kritikat e eurodeputetëve, reagon Lulzim Basha

Kritikat e eurodeputetëve, reagon Lulzim Basha

405
0

Në përfundim të takimeve dyditore në Tiranë, delegacioni i Parlamentit Europian, që erdhi me qëllim kryesor diskutimet për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri mes qeverisë dhe opozitës theksoi se duhet bashkëpunim përpara vendimit për çeljen e negociatave. Ata theksuan se nuk ka vend për qeveri tranzitore, ndërsa nuk munguan kritikat për opozitën. Megjithatë nga Shkodra, Lulzim Basha tha se nuk komentonte deklarata e miqve ndërkombëtarë. “Nuk komentoj deklaratat e miqve të huaj. Sot jam në Shkodër, qytetit që i ka prirë rrugëtimit prej tre dekadash të Shqipërisë drejt Europës. Shkodranët i prinë këtij rrugëtimi për gjithë shqiptarët, rrugëtim me sakrifica dhe i dhimbshëm, por rruga e vetme që do ta shpëtojë Shqipërinë nga e keqja që e ka kapur prej fyti. Në këtë rrugëtim, është radha jonë të bëjmë një sakrificë pasi qëndrojmë për vlerat e Europës, kjo sakrificë është e domosdoshme për të zhbllokuar rrugën drejt Europës nga pengesat. Rrugën drejt Europës e pengon krimi dhe korrupsioni. Të gjithë në Shqipëri e dinë dhe të gjithë në botë e dëgjojnë, detyra jonë është që me durim dhe vendosmëri të publikojmë faktet që janë mbuluar nga propaganda e Edi Ramës. Në cilin vend të Europës kapet qeveria duke vjedhur, dhe ikën populli në emigracion?”, deklaroi Basha