Nis seanca e verifikimit të masave të sigurisë ndaj anëtarëve të grupi “Bajri” te Krimet e Rënda.
Ndërkohë ditën e djeshme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shuar masat e sigurisë për katër anëtarët e grupit ‘Bajri’ Safet Bajri, Ilir Bajri, Asmer Bilali dhe Ismet Idrizi.
Operacioni ndërkombëtar “Oaz” arrestoi brenda një viti 11 anëtarë të grupit “Bajri”. Ata akuzohet për një sërë veprash të rënda penale: kanosje, gjobvënie të paligjshme, vrasje, trafik droge, pastrim parash, etj.
Grupi “Bajri’’ njihet si njëri prej strukturave më të rrezikshme kriminale në Shkodër dhe jashtë saj. Konfliktet me grupin tjetër “Lici” kanë prodhuar një numër të madh viktimash.