Krimet e Rënda japin vendimin, LIROHEN 10 protestues, lihet në burg vetëm...

Krimet e Rënda japin vendimin, LIROHEN 10 protestues, lihet në burg vetëm Dorjan Protoduari

456
0

Jepet vendimi për 11 protestuesit e arrestuar. Trupi gjykues ka liruar 10 nga protestuesit, pasi ka dhënë për ta masën ‘detyrim paraqitje’. Ndërsa ka lënë në burg Dorjan Protoduarin. Ndërkohë Prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’ për 6 nga 11 të arrestuarit: Fluturim Goleci, Amarildo Sinanaj, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Ruzhdi Daci si dhe për Shpati Bilbilajn. Ndërsa për 5 të tjerë: Erald Muçaj, Ali Nalic, Alban e Paolo Ahmetcenaj dhe Lulzim Dozhanin prokuroria kërkoi ‘detyrim paraqitje’. Ndërkaq, trupa gjykuese vendosi masën ‘arrest me burg’ vetëm për Dorjan Protoduarin. Ditën e sotme Gjykata e Tiranës dha masën ’30 ditë burg’ për Ilia Sketiraj, pasi ky i fundit goditi me këpucë kryeministrin Rama te spitali i Traumës. Ndërkohë, teksa në sallën e gjyqit pritej të jepej vendimi për të pandehurit, jashtë ambjenteve të Krimeve të Rënda banorët e Astirit protestuan. Në sallë pati të pranishëm edhe deputetë të opozitës, të cilët u përplasën fillimisht me efektivët e policisë pasi këta të fundit nuk i lejuan të futeshin brenda.