Krim pasioni/ Ja çfarë shkruante për dashurinë e humbur inxhinieri nga Kukësi

Krim pasioni/ Ja çfarë shkruante për dashurinë e humbur inxhinieri nga Kukësi

183
0

Një vrasje e dyfishtë ndodhi që në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një 31-vjeçar qëlloi me pistoletë një 19-vjeçare duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas qëlloi veten. Autori i këtij krimi pasioni quhet Xhafer Mata, 31-vjeç me origjinë nga Kukësi. Sipas informacioneve të para dyshohet se ai dhe viktima 19 vjeçare Xhuljeta Çuni, kishin një lidhje dashurie.

 

Por kush është autori i këtij krimi pasioni?

 

Xhafer Mata, me origjinë nga Kukësi, është diplomuar për inxhinieri. Në fakt nëse i hedh një sy rrjeteve sociale, mund të vihet re qartazi se ai ishte në një gjendje të rënduar psikologjike. Në mënyrë të vazhdueshme, ai postonte statuse të ndjera që flisnin për dashuri të ndërprera dhe zemra të thyera. Vetëm disa ditë më parë Mata shkruante:

 

“ Luftova , humba shpirtin pas saj. Shita shpirtin pas asaj dashurie , kalova cdo nate duke ndertuar endrra , edhe iluzione. Kalova nete pa gjume , duke e menduar! Duke menduar qe ne altar te ishte ajo me fustan te bardhe edhe une te jem dhendrri. Enderrova me ate. Por edhe pse e desha me shume se veten , kjo gje nuk mjaftoi. —“

loading...