Krim në familje: Shqiptari kasap ther me thikë bashkëshorten pas debatit për...

Krim në familje: Shqiptari kasap ther me thikë bashkëshorten pas debatit për divorcin

449
0

Një shqiptar 48-vjeçar është vënë në pranga në komunën Suzzara në provincën e Mantovës,Itali, pasi  ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 37-vjeçare, me të cilën ishte në proces divorci.

Mediat shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në parkingun e një qendre tregtare në prani të mjaft dëshmitarëve të rastit.

Gruaja është qëlluar disa herë me thikë në trup dhe aktualisht ndodhet e shtruar në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

48-vjeçari shqiptar me profesionin kasap ka bërë debat me bashkëshorten për asistencën ekonomike që duhet të paguante për 3 fëmijët e tyre pas divorcit.

Gjatë arratisjes, hqiptari tentoi dhe të hidhet nga një mur i lartë mbi 2 metra, për t’ i shpëtuar policisë por është bllokuar nga rreth 40 forca që kanë rrethuar zonën e pas gati një ore nga ngjarja, është vënë në pranga.