Krim i rëndë në familje, djali vret të atin me sëpatë në...

Krim i rëndë në familje, djali vret të atin me sëpatë në Memaliaj

481
0

 

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur ditën e sotme në Memaliaj. Mësohet se djali ka vrarë babain e tij mëngjesin e sotëm me sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalës ku Arjan Shahaj ka vrarë babain e tij Iliaz Shahaj. Autori pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Policia ka nisur hetimet dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorit. Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor