Një kompani në Amerikë IXu është duke punuar për lançimin në treg të një produkti revolucionar në botën e seksit. Bëhet fjalë për prezervativin për femra, i cili sipas testimeve të kryera garanton arritjen e orgazmës tek femrat.
Ky prezervativ, përveç se mbron femrat nga shtatzania e padëshiruar dhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, është i pajisur në përbërjen e vet me një mini vibrator, i cili ndikon në arritjen e orgazmës.
Gjithashtu në dallim nga prezervativët e mëparshëm të femrave, ai është komod në përdorim.
Sipas testimeve të kryera, nga përodrimi për herë të parë i këtij prezervativi, 70% e femrave arritën në orgazmë, herën e dytë 80%, ndërsa nga përdorimi herën e tretë arritën në orgazmë 100% e femrave.
Pritet që ky produkt të dalë në shitje deri në 2017.
Burimi: Dailydot.com