“Kreu i ri i SPAK, hetues i komunizmit”, Agron Tufa ‘përplaset’ me...

“Kreu i ri i SPAK, hetues i komunizmit”, Agron Tufa ‘përplaset’ me Ervin Salianjin: Seriozisht e ke, a jeni në vete

557
0

 

Ish-kreu i Institutit për Pasojat dhe Krimet e Komunizmit Agron Tufa, ndonëse me azil në Zvicër, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike e mediatike.

 

Këtë herë ai ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të sapozgjedhur të SPAK, Arben Kraja duke e cilësuar si hetues të komunizmit.

 

Mirëpo, Tufa është revoltuar së tepërmi nga një prononcim i ish-deputetit të PD Ervin Salianji i cili është shprehur se PD mbështet SPAK dhe se deri tani nuk ka pasur ndonjë dënim politik.

 

“Seriozisht e ke Ervin!? Ky eshtë vërtet mendimi i PD-së!? More a jeni në vete!? Sapo të është zgjedhur në krye të Drejtësisë një ish hetues i Diktaturës komuniste, nga diktaturat më represivet në historinë e njerëzimit!

Dhe ti e PD jeni dakord?

Po unë që nuk jam hiç dakord?

Atëherë është e qartë: PD vazhdon të paguajë borxhin e hipokrizisë! Sa e madhe është shuma?

 

Vertet asnjë prokuror nuk ka lidhje me ish Sigurimin e shtetit? Jeni të sigurtë për kontrollin? Nga cilët duar shërbehet “pastërtia”? A keni ju përgjegjësi në këtë rast, për më tepër kur garantoni? Kreu i SPAK-ut ju doli hetues i kohës së komunizmit… pse dolët garant për të? Sigirims, jo sigurims, ai ka qenë pjesë, levë e makinerisë së drejtësisë së përçudshme të diktaturës, çka është edhe më keq… Mos po ju dalin dhe këta prokurorët/avokatët njëlloj vezë klluka, njësoj si 100 portretet e gjoja heronjve të Bulevardit? Etj., Etj… Pyetje si këto, që s’kanë të mbaruar, sepse shihet se produkti po na del m… nga përmbajtja e m… për nga forma!”, shkruan Tufa.

 

Më tej Tufa, shpërndan një shkrim me titull “1990/Hetuesi Arben Kraja akuzonte “për kalim kufiri” dy shtetas të arrestuar në Vorë të Tiranës”.

 

ARTIKULLI që flet për Arben Krajën si hetues:

2 korriku i ’90 solli një dyndje të paparë nëpër ambasadat e huaja në Tiranë. Regjimi pësoi një goditje të madhe në vend dhe një diskreditim të paparashikuar deri në atë në arenën ndërkombëtare. Shqipëria u njoh edhe më shumë në sy të ndërkombëtarëve mbi atë që përfaqësonte. Gjendja në vend u duk më shumë çdo herë në ekranet më prestigjioze në botë ku tregoj një popull i vajtuar që kërkonte shpresën matanë kufijve.

 

Vetëm pak muaj më parë, regjimi kishte hequr nga kodi penal veprën penal të “tradhtisë ndaj atdheut”, duke e kategorizuar atë vetëm në “kalim të paligjshëm të kufirit”. Por Shqipëria është vend i çudira. Shqiptarët që shpresuar se erdhi ndryshimi, morën plumbat në kufi. Të tjerë u dënuar me burg për kalim të paligjshëm të kufirit. Ata që shpresuan në dhënien e pasaportave të reja, morën vetëm një zhgënjim të ri. Mirëpo 2 korriku ishte një kohë kur edhe hetuesi më i devotshëm do ta kishte të vështirë të formulonte akuza për kalim të paligjshëm të kufirit kur një masë prej 5 – 6 mijë shtetasve e kishin “konsumuar” kolektivisht këtë “vepër penale”. Dy të rinj shkodranë, Beniamin Bizi dhe Arben Luçi, nisen nga Shkodra drejt Durrësit e më pas drejt Tiranës. Në Vorë të Tiranës i zë një patrullë policie, i arreston sikur Vora të ishte vijë kufitare. I dorëzon më pas në Degën e Punëve të Brendshme Shkodër. Kjo ia kalon çështjen për kompetencë Hetuesisë.

 

Edhe juristi më i thjeshtë ndoshta nuk do të guxonte të niste një çështje penale për një vepër penale të me materialin e nisur “kryesisht” që duket që kjo shkollë hetuesish e prokurorësh të kohës së Enverit ia kanë marrë dorën. Dy të rinjtë punëtorë të arrestuar më 26 korrik 1990 në Vorë, njoftohen me aktakuzë një ditë më vonë për “veprën penale”. Njëri prej tyre nuk e pranon, ndërsa tjetri nën trysninë e përdorur e pranon dhe kërkon të mbyllet kjo çështje. Hetuesi i diktaturë për çështjen penale nr.310 harton edhe planin për hetimin e kësaj çështjeje të nisur “kryesisht”, duke përfshirë edhe pyetjen e familjarëve të personave, etj. E mjera Shqipëri me prokurorë e gjykatës të shkollës moskovito – enveriste që nisnin çështje sipas formulës “kryesisht”, të cilët i kanë ngelur si “dopio-gjashtë” me parimet e partisë në kokë. E keqja nuk ndalet deri këtu se nisin akoma “kryesisht”. Dhe nuk ka si të mos të vijë keq kur ata që kanë firmosur dhe certifikuar ato që njihen si krime të diktaturës komuniste, të dënuara nga disa rezoluta në vendet e BE-së, në Shqipëri, apo në vende të tjera ku sundoi regjimi komunist.

 

 

Aktakuzë kundër të pandehurve, Arben Hiqmet Luçi, Beniamin Fahri Bizi

 

 

Akuzohen se: në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shkuar me datën 26.07.1990 në qytetin e Tiranës për të hyrë në një ambasadë të huaj e për të kaluar kufirin në mënyrë të kundraligjshme, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 127 e 11/1 e 13 të K. Penal.

 

Hetuesia e Rrethit Shkodër në datën 27.7.1990 ka filluar çështjen penale në ngarkim të të pandehurve Arben Luçi dhe Beniamin Bizi, për veprën penale të përgatitjes për kalim të paligjshëm të kufirit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar dhe provuar se:

 

Dy të pandehurit janë banorë të qytetit të Shkodrës dhe kanë shoqëri me njëri-tjetrin. Duke qenë të paformuar dhe me karakter të dobët, ata janë bërë pre e propagandës së armiqve të brendshëm e të jashtëm. Të ndikuar nga propaganda që bënte televizioni she stacionet e huaja të radios për shtetasit shqiptarë që u futën në ambasadat e huaja, në fillim të muajit korrik, ata të dy kanë vendosur që me datën 27.7.1990 të ishin në Tiranë dhe atje të futeshin në një ambasadë të huaj duke realizuar kështu qëllimin e tyre për të dalë jashtë shtetit në mënyrë të kundraligjshme. Dy të pandehurit takohen ndërmjet tyre me datën 25.7.1990 në darkë dhe e vendosin që të nesërmen me trenin e orës 14.00 që niset nga Shkodra të shkonin në Tiranë dhe të prisnin që me datë 27.7.1990 të futeshin gjatë ditës në ndonjë ambasadë. Të nesërmen, pra me datë 26.7.1990 janë nisur për në Tiranë me trenin e orës 14.00. Nga shtëpitë e tyre janë larguar pa lënë adresë fare se ku do të shkonin. Pasi kanë arritur në Vorë kanë parë se kishte shumë policë që po kontrollonin personat e dyshimtë që ishin aty. Në këto kushte, i pandehuri Beniamin i ka thënë të pandehurit Arben që të ktheheshin për në Shkodër. Por ky i fundit i vendosur plotësisht për veprën që do të kryente, nuk ka dëgjuar dhe bile ka ndikuar fort tek i pandehuri tjetër për t’ia mbushur mendjen që të vazhdonin rrugën për ku ishin nisur. Dhe kështu të dy të pandehurit zbresin nga treni në Vorë dhe nisen në këmbë, nëpër fusha për të hyrë fshehurazi në Tiranë. Por gjatë rrugës ata u kapën nga një patrullë policie dhe shoqërohen fillimisht për një rajon policie në Tiranë dhe pastaj sillen në Shkodër dhe ndalohen. I pandehuri Beniamin e pranon plotësisht akuzën që i bëhet dhe paraqitet shumë i penduar për veprën që ka kryer. Ndërsa i pandehuri Arbeni mban qëndrim shumë negative gjatë zhvillimit të hetimeve dhe nuk pranon fare që të jetë nisur për të hyrë në ambasadë. Në këto kushte, dy të pandehurit kanë konsumuar plotësisht elementet e veprës penale të përgatitjes për kalim të paligjshëm të kufirit, nëpërmjet hyrjes në ambasadë të huaj. Vepra e kryer nga të pandehurit paraqet rrezik të theksuar shoqërore. Po kështu, rrezikshmëri të theksuar shoqërore paraqet edhe i pandehuri Arben Luçi, i cili nuk pranon fare akuzën dhe mban një qëndrim shumë negative gjatë hetimit të çështjes.

 

Duke i konsideruar hetimet e plota dhe akuzën të vërtetuar në bazë të nenit 105 të K. Pr. Penale, ju paraqesim për gjykim të pandehurit:

 

1-Beniamin Bizi, i biri i Fahriut dhe i Ylfetes, i datëlindjes 1964, lindur dhe banues në Shkodër, me kombësi dhe shtetësi shqiptare me origjinë dhe gjendje shoqërore punëtore me arsim 8 klasë, i pamartuar, i padënuar, pa imunitet, i arrestuar.

 

2-Arben Luçi i biri i Hiqmetit dhe i Liries, i datëlindjes 1962 lindur dhe banues në Shkodër, me arsim të mesëm, i paorganizuar, pa imunitet, i padënuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me origjinë nëpunës dhe gjendje shoqërore punëtore, i pamartuar, i arrestuar.

 

Akuzohen se: në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të përgatitjes për kalim të paligjshëm të kufirit, që parashikohet nga neni 127 e 11/1 e 13 të K. Penal.

 

Akt akuza së bashku me materialet e tjera të dosjes hetimore i kalon për gjykim Gjykatës së Rrethit Tiranë.

 

Kjo akt akuzë u përpilua sot më datë 4.8. 1990 nga unë hetuesi Arben Kraja.

 

1990/Veprimet e paligjshme të hetuesit Arben Kraja, Dërgoi në burg dy të rinjtë shkodranë

 

Imagjinoni sikur kjo ngjarje të mos i takonte korrikut 1990, por së paku janarit 1990. Do ishin dhënë rreth 15 vjet burg për dy të rinj që me akuzën e dhënë nga organet e diktaturës do të përfundonin menjëherë në Burrel ose Spaç. Në rastin më të mirë do t’i nënshtroheshin punës në minierë e në rastin më të keq do të përfundonin në birucë të mbyllur për dimër e për verë. Kjo për shkak të një sistemi kriminal por edhe për shkak të një mekanizmi diktatorial që kërkonte patjetër “karburant” me viktima e mohim të pandërprerë lirie për shtetasit e vet.

 

Gjatë diktaturës hetuesit mund të ngrinin një akuzë si të donin. Mjafton të përmendet ky fakt i hetuesit Arben Kraja, për të parë sesi akuzohen shtetas “për kalim kufiri” në arat e Vorës së Tiranës. Shëtitja në arat e Vorës për hetuesin Kraja ka marrë domethënie të “prishjes së moralit komunist” dhe vepër të mirëfilltë penale. Kjo është sajuar aq trashë saqë ka vënë në siklet edhe Gjykatën Popullore të Tiranës, së cilës i duhej të përligjte “arratisjen” në mes të Shqipërisë.

 

Po si veproi hetuesi Kraja në atë kohë? Padyshim ka vepruar keq. Ka ngritur versionet hetimore dhe veprimet hetimore.

 

Në versionet hetimore shkruhen:

 

“1.Ndodhemi para veprës penale të përgatitjes për kalim të paligjshëm të kufirit.

 

2.Ndodhemi para veprës penale të sjelljes së padenjë.

 

II.Në lidhje me autorin

 

1.Dy të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri – tjetrin për realizimin e qëllimit kriminal të tyre

 

2.Dy personat e mësipërm, kanë qenë ato ditë edhe me shokë të tjerë”.

 

Në veprimet hetimore përshkruan:

 

“1. Të punohet me të ndaluarit Beanimin Bizi dhe Arben Luçi për të përcaktuar shkakun e largimit nga Shkodra, vendin se për ku janë nisur, me kë kanë qenë, etj.

 

2.Të pyeten familjarë të të ndaluarve për faktin se nga i kanë nisur djemtë, çfarë adrese kanë lënë këta të fundit para se të largoheshin nga shtëpia, etj.

 

Pasi të kryhen këto veprime dhe të tjera që do të dalin të nevojshme për t’u kryer të vendoset për mënyrën e përfundimit të çështjes”.

 

 

Një rrip për hetuesin

 

Por kjo komedi e “drejtësisë komuniste” nuk mund të mbyllje deri këtu. Beniamin Bizit i bëhet kontrolli personal. Në gati gjysmë faqe letër, shënohet vetëm një rrip mesi inkilit ngjyrë kafe.

 

Pas kësaj procedure ka vazhduar shpjegimi, marrja në pyetje nga hetuesi Arben Kraja. Dy të rinjtë janë nisur nga Shkodra drejt Durrësit. Ata dashur të lëvizin nga Durrësi drejt Shkodrës, por nuk kanë kapur trenin. Në Vorë i ka kërkuar dokumentet policia popullore dhe pa asnjë shkak i ka arrestuar “për kalim kufiri”.

 

Në përfundim të çështjes, Gjykata Popullore e Rrethit të Tiranës e ka pasur të vështirë të trajtojë më shumë këtë çështje dhe e ka mbyllur me 2 dhe 3 muaj burg për të dy të ndaluarit….