Krah Nobelistes së Paqes, Meta publikon për herë të parë selfie-n me...

Krah Nobelistes së Paqes, Meta publikon për herë të parë selfie-n me papion të bardhë

576
0

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të Japonisë, Nahurito.

 

Meta ka qenë në mesin e 100 personaliteteve nga e gjithë bota në pallatin perandorak në Tokio.

 

Mirëpo vëmendjen ka marrë veshja e presidentit me dorashka dhe papion të bardhë.

 

Pak më parë, kreu i shtetit nuk ka nguruar të publikojë për herë të parë një foto me këtë ndryshim jo të zakonshëm.

 

I veshur me papion, Meta shfaqet me Nobelisten e Paqes, Aung San Suu Kyi.

 

‘Ishte kënaqësi të takoja sot Nobelisten e Paqes të mirënjohur, Aung San Suu Kyi, zonjë e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën’, shkruan ai përbri fotos.