KPK shkarkon nga detyra Gani Dizdarin

KPK shkarkon nga detyra Gani Dizdarin

474
0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Kushtetueses Gani Dizdari, i cili është një nga dy gjyqtarët që votoi edhe kundër ligjit të vettingut. Edhe për këtë gjyqtar KPK konstatoi probleme me pasurinë si dhe pastertinë e figurës, pasi sipas verifikimeve ai shoqërohet me persona me precedentë me të cilët edhe ka udhëtuar jashtë Shqipërisë. Por avokati mbrojtës i gjyqtarit deklaroi se pasuria e tij dhe e personave të lidhur me të është e justifikueshme. Përsa i përket personit për të cilin KPK ka kontatuar se është me precedentë, ai është nipi i tij.