Kot dolën fjalët që jemi dembelë! Kjo dëshmon se shqiptarët janë më...

Kot dolën fjalët që jemi dembelë! Kjo dëshmon se shqiptarët janë më punëtorët në Europë

308
0

Ndërsa një javë më parë disa studime tregonin se shqiptarët shquheshin si një popull dembel, në fakt këto të dhëna tregojnë komplet të kundërtën.

Ndërkohë që punonjësit në vendet e Bashkimit Evropian punuan për rreth 38 orë në javë në 2016-n, në Shqipëri punonjësit janë detyruar të punojnë 41.7 orë në javë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, numri mesatar i orëve të paguara për punonjësit me orar të plotë varionte nga 40 orë në javë, në Slloveni, Kroaci, Hungari, Çeki, Qipro, Maltë dhe Austri, deri në 35 orë në javë në Francë.

Ndonëse punonjësit shqiptarë kanë ndër pagat më të ulëta në Europë, ata punojnë me orë shumë sesa homologët e tyre në shtetet e BE-së.

Kështu, sipas të dhënave të INSTAT-it, në Shqipëri orët mesatare të paguara në javë ishin 41.7, pra gati 4 orë më shumë në javë sesa mesatarja europiane.

Ndonëse punojnë me orë të gjata, punonjësit shqiptarë nuk shquhen për paga të larta.

Sipas një studimi të Bankës Botërore për pagat dhe produktivitetin në rajon në 2018-n u raportua se, Shqipëria ishte i vetmi vend që shënoi ulje të pagës reale gjatë vitit 2016, ndër 10 vende të Europës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor.

Burimi: Monitor