Gezohem qe megjithëse shtet 21 vjeçar, po maturohet shumë më shpejtë se ai që u themelua gati 109 vjet më parë.
Nëse Kosova( Dardania jonë)shpëton nga kthetrat e korrupsionit, që unë e konsideroj si ri-pushtim të saj prej ditës kur u krijua shtet i pavarur, atëhere ajo do të jetë në gjendje të bëhet Izraeli i Europës.
Jam i lumtur që edhe unë kam patur fatin të jem kontribues modest per lirinë e Saj.
Kosovë e fortë= shqiptarë të fortë në gadishullin Ilirik, e kudo.
Koha për bashkëatdhetarët jashtë, ti kthehen atdheut si investitorë të mbrojtjes së lirisë të Dardanisë e shqiptarisë kudo në trojet e veta, të cilat janë në rrezik të vazhdueshëm nga armiqte tanë të pacivilizuar, anti-njerëzor, barbarë, cinik të pa precedent në botë. E ardhmja e tyrë do të jetë fundi i turpshëm gjatë viteve të ardhëshme.
Bashkohuni shqiptarë!
E mira e atdheut eshte e mira e çdo shqiptari, eshtë kënaqësi, eshtë dinjitet, eshtë e ardhmja e femijeve tanë, e brezave qe do të vijnë, ndaj të cilëve e kemi detyrim që t’ja u lejmë të lirë drejt prosperitetit të pandalshëm.
Votoni atdhetarin, intelektualin më të mirë!
Perpara Kosova jonë e dashur, zemra jonë!
Z.Hoxha, Londër mē 12.2.21