Kosova po hedh hap të rëndësishëm pas zgjedhjeve te 14 Shkurtit 2021/...

Kosova po hedh hap të rëndësishëm pas zgjedhjeve te 14 Shkurtit 2021/ Nga Zenel Hoxha

586
0

Gezohem qe megjithëse shtet 21 vjeçar, po maturohet shumë më shpejtë se ai që u themelua gati 109 vjet më parë.

Nëse Kosova( Dardania jonë)shpëton nga kthetrat e korrupsionit, që unë e konsideroj si ri-pushtim të saj prej ditës kur u krijua shtet i pavarur, atëhere ajo do të jetë në gjendje të bëhet Izraeli i Europës.

Jam i lumtur që edhe unë kam patur fatin të jem kontribues modest per lirinë e Saj.

Kosovë e fortë= shqiptarë të fortë në gadishullin Ilirik, e kudo.

Koha për bashkëatdhetarët jashtë, ti kthehen atdheut si investitorë të mbrojtjes së lirisë të Dardanisë e shqiptarisë kudo në trojet e veta, të cilat janë në rrezik të vazhdueshëm nga armiqte tanë të pacivilizuar, anti-njerëzor, barbarë, cinik të pa precedent në botë. E ardhmja e tyrë do të jetë fundi i turpshëm gjatë viteve të ardhëshme.

Bashkohuni shqiptarë!

E mira e atdheut eshte e mira e çdo shqiptari, eshtë kënaqësi, eshtë dinjitet, eshtë e ardhmja e femijeve tanë, e brezave qe do të vijnë, ndaj të cilëve e kemi detyrim që t’ja u lejmë të lirë drejt prosperitetit të pandalshëm.

Votoni atdhetarin, intelektualin më të mirë!

Perpara Kosova jonë e dashur, zemra jonë!

Z.Hoxha, Londër mē 12.2.21