Koralet e rralla po dëmtohen nga ndryshimet klimaterike

Koralet e rralla po dëmtohen nga ndryshimet klimaterike

786
0

Shkencëtarët autralianë kanë deklaruar se rritja e temperaturës së detit si pasojë e ndryshimeve klimaterike, po prek edhe ekosistemet më të izoluara.

Koralet e ishullit Lord Hou, rreth 600 km larg brigjeve të Sidneit, janë prekur nga temperaturat e larta. Koralet në ujëra të thella në parkun detar, që mban specie që nuk gjenden askund tjetër janë pjesë e trashëgimisë botërore.

Ngjyra e tyre po ndryshon dhe zbardhja ndodh kur ambientit nuk është në kushte normale. Temperatura të larta të ujit të detit, bëjnë që koralet të nxjerrin algat e vogla foto-sintetike, çka edhe i lë ato pa ngjyrë.

Koralet mund ta rimarrin veten nëse temperatura e ujit bie dhe algat janë në gjendje të rikolonizohen. Sidoqoftë, pjesë të mëdha të barrierës koralore, struktura më e madhe në botë, janë zhdukur ose janë dëmtuar.

Koralet përbëjnë më pak se 1% të ambientit detar, por në to jeton rreth 25% e jetës marine pasi ato veprojnë si streha për shumë specie peshqish.