Kontrolle të rrepta, AKU mbyll 5 ‘Fast Food-e’ në Fier

Kontrolle të rrepta, AKU mbyll 5 ‘Fast Food-e’ në Fier

386
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka mbyllur pesë subjekte ‘Fast Food në qytetin e Fierit.

 

Ndërkohë behet me dije se pas kontrolleve nga AKU një subjekt tjetër është gjobitur me 50 mijë lek të reja.

 

Mbyllja dhe gjobitja e këtyre subjekteve është bërë për shkak të mungeses së kushteve higjenike.

 

Kohët e fundit siguria ushqimore është kthyer në qendër të vëmendjes nga qytetarët dhe qeveritarët.

 

Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama  kritikoi ashpër Agjencinë Kombëtare të Ushqimit, e cila sipas kreut të qeverisë nuk e ka kryer siç duhet misionin e saj.

 

Rama tha se me ndryshimet në Kodin Penal do të dënohen ata që abuzojnë me shëndetin e qytetarëve, duke propozuar se abuzuesit do ndëshkohen deri në 15 vite burg.