Kontrolle pranë shkollave, arrestohen dy të rinj që shpërndanin dr*gë në Tiranë

Kontrolle pranë shkollave, arrestohen dy të rinj që shpërndanin dr*gë në Tiranë

353
0

Policia e Tiranës ka kryer kontrolle me agjentë civilë dhe shërbime të hapura pranë shkollave të kryeqytetit, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në afërsi të një shkolle u kapën dhe arrestuan në flagrancë dy të rinj, në tentativë për të shpërndarë lëndë narkotike.

Blutë bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasit me iniciale D. A., 27 vjeç dhe M. K., 22 vjeç (të dy banues në Tiranë).

Forcat e policisë rreth orës 12:25 kanë ushtruar kontroll në ambientet përreth një shkolle në Tiranë, ku kanë kapur në flagrancë dy të rinjtë, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike (Cannabis Sativa).

Gjatë kontrollit, u është gjetur një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa, me peshë 23.6 gr, të cilat u u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.