Kongresi i ri i PS-së, rreth 100 mijë anëtarë marrin pjesë në...

Kongresi i ri i PS-së, rreth 100 mijë anëtarë marrin pjesë në votimet për delegatët e rinj

374
0

Nis sot proçesi i zgjedhjes së delegatëve të Partisë Socialiste.

Në 362 qendra votimi, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, 103.056 anëtarë të PS-së do të votojnë për të zgjedhur 706 delegatët e partisë në pushtet.

Ndërkohë, synim për këtë proçes zgjedhor është rritja e përfaqësisë së grave socialiste, ku mësohet se 47% e kandidatëve janë femra.

Ashtu siç u paralajmërua javën e kaluar, PS-ja do të aplikojë dhe dy risitë e reja të votimit në njësinë nr.8 në Tiranë: votimi elektronik dhe online.

Shperndaje