Kongresi i PS, Xhafaj shfaqet pranë Ramës, Ruçit s’i qesh buza, Ahmetaj...

Kongresi i PS, Xhafaj shfaqet pranë Ramës, Ruçit s’i qesh buza, Ahmetaj i ngrysur…. (FOTOT)

492
0

Ka nisur Kongresi elektoral i Partisë Socialiste.

Ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është ulur pranë kryeministrit, në krah të Vasilika Hysit. Bie në sy serioziteti i Gramoz Ruçit, i cili pavarësisht batutave, mban të njëjtin qendrim karakteristik.

Edhe ish ministri i Financave Arben Ahmetaj është shfaqur ‘i ngrysur’ teksa diç’ bën në celular, jo fort i vëmendshëm ndaj qytetarëve të cilët po tregojnë se si i ka ardhur në ndihmë platforma e bashkëqeverisjes.

Nuk mungon as kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndërkaq, po argëtohet me batutat e qytetarëve bashkë me Pandeli Majkon.