Kongresi i PS, Spiropali: Fatos Nano do jetë por nuk do flasë....

Kongresi i PS, Spiropali: Fatos Nano do jetë por nuk do flasë. Ai flet pa folur

465
0

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali konfirmon prezencën e ish kryeministrit Fatos Nano në kongresin e Partisë Socialiste ditën e nesërme, por thotë se ish lideri i PS-së nuk do të mbajë fjalim. Në një intervistë me gazetaren Beti Njuma në Ora News, Spiropali tha se Fatos Nano “nuk do të flasë, ai flet pa folur”.

 

Pjesë nga deklarata e Spiropalit:

 

Ne vijmë te qytetarët me kokën lartë për sa i përket punëve me Bashkitë që kemi bërë. Për Bashkinë e Durrësit do ta merrni vesh në kohën e duhur. Nesër është eventi që është lajmëruar kohë më parë dhe eventi i Bashkisë Tiranë. Nesër aty do jenë qytetarë që i besojnë kësaj force politike, vizionit të saj për ndryshim.

 

Unë shpresoj shumë që të jetë nesër. Patjetër që i është bërë ftesë Fatos Nanos, ish kryeministrit, ish liderit të kësaf partie si dhe u është bërë

 

Nuk ka nevojë Fatos Nano të marrë fjalën. Flet pa folur. Do jetë aty. Ne nuk e ndajmë Partinë Socialiste, në Rilindje apo… siç e ndajnë në mediume. Për ne është një e tërë.

 

Ne këtë kongres e bëjmë përpara situatës aktuale politike, dhe të gjitha planet i bëjmë pavarësisht deklaratave të çuditshme. Nuk ka lidhje me ta, pa lidhje me ne, me bashkëqeverisjen me qytetarët.

 

Nuk e komentoj presidentin e republikës. Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Zoti Meta është president dhe do vazhdojë të jetë deri në momentin e zgjedhjeve të tij.