Konflikt me Ben Blushin? Florian Agalliu konfirmon ikjen nga Top-i

Konflikt me Ben Blushin? Florian Agalliu konfirmon ikjen nga Top-i

471
0

Florian Agalliu nuk do të jetë më moderatori i emisionit “Në Shtëpinë Tonë”.

“Revista Who” shkruan se shkak për largimin e Agalliut nga “Top Channel” është bërë një konflikt me drejtorin e përgjithshëm të televizionit, Ben Blushi.

I pyetur nga “Anabel.al” për ndërprerjen e kontratës, Floriani është shprehur veçse po largohet për arsye personale, duke krijuar pikëpyetje për debatin e supozuar.

“Po, është e vërtetë që do të largohem nga Top-i. Po largohem me dëshirën time. Këtij vendimi i është bashkuar edhe bashkëshortja”-është shprehur moderatori, duke konfirmuar kështu edhe largimin e Renisa Shabanit, e cila ishte në dy sezone autorja e programit “Në Shtëpinë Tonë”.

Risjellim në vëmendje se Florian Agalliu është angazhuar momentalisht si konkurrent në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”, në televizionin Klan.