Kompleksi i Napoleonit; A janë burrat e shkurtër më agresivë për të...

Kompleksi i Napoleonit; A janë burrat e shkurtër më agresivë për të barazuar gjatësinë që ju mungon?

480
0

Duket sikur burrat që janë më të shkurtër,  për të rikuperuar gjatësinë që nuk kanë,  sillen në mënyrë më harbute dhe agresive. Kërkuesit  e Universiteti Vrije në Holandë, përdorëm metodën që quhet “ Loja e diktatorit” e cila vërteton se sa drejtë  i trajtojmë të tjerët. Loja zhvillohet midis dy personave, njërit prej të cilëve i jepet një shumë parash, të cilën duhet ta ndajë me kundërshtarin- edhe nëse shuma që do t’i japë është zero. Kërkimet zbuluan që burrat më të shkurtër, sillen në mënyrë me agresive në testet e psikologjisë- për aq kohë sa nuk ka pasoja. Si rrjedhojë sipas shkencëtarëve, ky studim tregon që ai fenomen që njihet si sindroma e burrit të shkurtër ose “ Kompleksi i Napoleonit” është i vërtetë.

Mund t’ju interesojë gjithashtu: Kur gjatësia është thjesht NUMËR/ Vajzat e famshme që kanë në krahë partnerë më të shkurtër

Burrat e shkurtër pra, janë të justifikuar që të mbajnë më shumë para në thesin e tyre kur vjen puna te loja e pushteteve. Studimet kanë treguar që njerëzit e gjatë janë më të suksesshëm në punë, më të shëndetshëm dhe e përjetojnë më mirë jetën se sa ata që janë më të shkurtër.

 

 

Ishte studimi i bërë në  vitin 2004  nga  psikologut Timothy Judge, i cili zbuloi që ata që janë më të gjatë fitojnë më shumë para.  Ai kalkuloi që çdo inch ( 2.54cm)  në gjatësi ishte ekuivalent me 789 $ më shumë në të ardhurat vjetore. Pra, sipas kësaj llogarie, një burrë i gjatë 1.80 cm ka fituar 5525 $ më shumë se dikush i gjatë 1.67 cm.

 

 

Kthehemi  pak në mjedisin shqiptar dhe te udhëheqësit tanë që nuk e konfirmojnë këtë teori sepse liderët shqiptar kanë qënë  edhe të gjatë edhe të shkurtër. Që nga Mesjeta me Skënderbeun, i cili sipas gojëdhënave apo legjendave  ishte i gjatë rreth dy metra ndonëse në të vërtetë duhet të ishte te 1.60 cm, gjatësi mesatare për kohën. Ahmet Zogu ishte gjithashtu shtatlartë, diktatori Enver Hoxha dhe Ramiz Alia e kalonin gjatësinë prej 1.80 cm. Ish Kryeministri Berisha gjithashtu është i gjatë më shumë së 1.80 cm, sikurse kryeministri aktual Edi Rama. Megjithatë nuk duhet të harrojmë që kemi pasur dhe udhëheqës të shkurtër si Fatos Nano, Ilir Meta, Bashkim Fino, Aleksandër Meksi e Pandeli Majko të gjithë më të shkurtër se 1.80 cm.

 

 

Në rajon liderët e tjerë janë gjithashtu të gjatë, përjashto këtu kryeministrin e Greqisë  Alexis Tsipras  i cili është vetëm 1.74 cm. Ndërkohë që në botë, udhëheqësi më i gjatë ëshët Donald Trump, i cili porosit Melanian që të mos veshë taka më të larta në mënyrë që mos hedhë hije mbi supremacinë  e tij. Edhe paraardhësi i tij Obama është i gjatë dhe e ngjashme është historia me Michele e cila nuk përdorte taka duke e parë që është e gjatë pothuajse sa ai.

Teoria e Napoleonit ama,  konfirmohet nga udhëheqësit e tjerë në botë si Stalin i cili me një gjatësi prej 1.54 cm fajësohet për vdekjen e 20 milion njerëzve. Në Korenë e Veriut, gjatësi a Kim Jong është sekret shtetëror, ndonëse sipas thashethemeve flokët e ngritur dhe pantallonat e gjatë duan të fshehin gjatësinë prej 1.40 cm.

 

Sido që të jenë liderët apo burrat, një njeri i gjatë nuk do të thotë që është domosdoshmërish i madh dhe i suksesshëm. Edhe pse mediet dhe specialistët e imazhit janë dakord që një gjatësi me e madhe ndihmon për një imazh dhe figurë më të mirë në shoqëri. Të gjithë ne banorët e Ballkanit, që mburremi me gjatësinë e udhëheqësve tanë, e dimë mirë, që ajo nuk është sinonim zhvillimi apo përparimi.