Komisioni i Ligjeve ka miratuar pak minuta më parë raportin për tre kandidatet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Tre kandidatet Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, do të kalojnë për t’u miratuar nga deputetët.
“Me miratimin e raportit të dytë e mbyllim mbledhjen, raportet me dokumentet i përcillen Kuvendit për votim duke respektuar afatin 30-ditor të përcaktuar nga ligji për votimin për anëtarë të Kushtetueses. Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që do të duhet të rifillojë së shpejti duke pasur në konsideratë numrin e cështjeve që presin të gjykohen kanë një rëndësi të madhe për opinionin publik dhe debatin politik”, tha kreu i komisionit Ulsi Manja.
Kështu është shkuar një hap më para drejt krijimit të Gjykatës Kushtetuese. Aktualisht Kushtetuesja ka vetëm një anëtar, Besnik Muçi, i cili u dekretua nga presidenti Ilir Meta dhe më pas u betua.
Ndërkohë Muçi ende nuk ka përfunduar prcesin e vettingut.