Gjatë ditëve normale të muajit, vitit apo mandatit qeverisës dhe sesionit parlamentar, deputetët, apo ministrat, si dhe kryeministri e kreu i opozitës, qytetarët nuk kanë shancin t’i takojnë, dhe aq më tepër të bëjnë fotografi me ta. Raste të rralla janë ato, ky qytetarë të ndryshëm i takojnë në ndonjë aktivitet dhe mundohen të bëjnë ndonjë pozë me ta. Ndryshe ndodh gjatë fushatave elektorale. Deputetë, kandidatë për deputetë, ministra, kryeministri, kreu i opozitës e me radhë pozojnë me gra, fëmijë, pleq, në pozicione të ndryshme, duke u përqafuar, duke i marrë për dore apo duke i mbajtur në krah-rasti i fëmijëve. Ashtu siç ka ndodhur në çdo fushatë elektorale, edhe tashmë që pak ditë na ndajnë nga 25 qershori, në rrjetet sociale, në faqet e tyre zyrtare, ata publikojnë foto të shumta nga takimet e tyre. Për më tepër shikoni fotot më pikante të kësja fushate elektorale..